West Ham rinis negociatat për Harry Maguire
West Ham ka rinisur bisedimet me Manchester Unitedin për të transferuar mbrojtësin Harry Maguire.
“Djajtë e Kuq” ofruan rreth 30 milionë funte për blerjen e anglezit, ofertë që u pranua nga klubi anglez por nuk arritën marrëveshje personale me anglezin.
Problemi kyç ishte paga e Maguire, që në fakt ishte rritur shkaku që Man United arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
West Ham ishte gati t’i ofronte ish yllin e Leicester Cityt një ofertë katërvjeçare rreth 120 mijë funte në javë, që është rreth 70 mijë funte më pak se kërkesat e lojtarit.
Por tani “The Sun” raporton se West Ham është i gatshëm të provojë edhe një herë për ta bindur 30-vjeçarin të transferohet në Londër.
Pavarësisht transferimit të Konstantinos Mavropanos nga Stuttgart, trajneri David Moyes mbetet i etur për ta shtuar eksperiencën e Maguires brenda në skuadër.
Marrëveshja pritet të jetë mjaftë e komplikuar dhe Maguire më gjasë do të qëndrojë në “Old Trafford”, përpos ndonjë ndryshimi në çastet e fundit.
Man United është i hapur për shitjen e Maguire meqenëse kanë gjetur edhe zëvendësuesin – pra thuhet se kanë marrëveshje me Jean-Clair Todibo nga Nice.
Maguire po preferon qëndrimin te Man United por është në dijeni se i duhen minuta për t’u ftuar nga Gareth Southgate në “Euro 2024”.
