West Ham arrin marrëveshje me Manchester Unitedin për Harry Maguiren
Raportohet se transferimi i Harry Maguires te West Ham United nga Manchester United është shumë afër dhe se një marrëveshje në princip është arritur mes dy skuadrave për afër 40 milionë euro.
West Ham kishte një ofertë prej afër 25 milionë eurove për qendërmbrojtësin e Unitedit, Maguiren, e refuzuar më herët në këtë afat, ndërsa gjithashtu kishte një ofertë prej 35 milionë euro për shokun e tij të skuadrës Scott McTominay që gjithashtu u refuzua. Pas paraqitjes së një propozimi të përmirësuar prej afër 40 milionë euro për mbrojtësin 30-vjeçar, reporteri i Sky Sports, Dharmesh Sheth, ka pretenduar se një marrëveshje në parim është arritur mes dy skuadrave.

E ardhmja e Maguires, i cili nënshkroi për Unitedin nga Leicester City në vitin 2019 për një rekord botëror 87 milionë euro, duket se është larg Old Trafford. Ndërsa ai ka thënë më parë se është i etur për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij në ekipin e Erik ten Hag, reprezentuesi anglez tani mund të jetë nisur drejt një sfide të re në West Ham.

Maguire, i cili u zëvendësua si kapiten i klubit nga Bruno Fernandes, aktualisht është pas Lisandro Martinez dhe Raphael Varane në rendin mbrojtës te United. Ish-qendërmbrojtësi i ‘Ujqërve’, të cilit i skadon kontrata me Unitedin në vitin 2025, ishte gjithashtu fajtor për golin e Athletic Club në ndeshjen e tyre të fundit parasezonale të dielën.

Sezoni i West Ham në Premierligë fillon në Bournemouth të shtunën, më 12 gusht, ndërsa United e nis sezonin e tyre kundër Wolves të hënën, më 14 gusht. Mbetet për t'u parë se në cilin skuadër do të jetë pjesë Maguire pasi çekiçët kërkojnë të mbyllin një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur.

