Wenger: Skuadra e Artetas nuk ka dobësi, mund të luftojë për titull - NACIONALE

Wenger: Skuadra e Artetas nuk ka dobësi, mund të luftojë për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se topçinjtë me në krye me trajnerin spanjoll, Mikel Arteta, ka një skuadër të mirë me të cilën mund synojë titullin kampion, madje duke thënë se kjo skuadër nuk ka dobësi.

Wenger ka mbetur i impresionuar me afatin kalimtar veror të klubit dhe mendon se ata tani janë më se të aftë për t'u rikthyer në Ligën e Kampionëve - por nuk sheh asnjë arsye pse ata nuk mund të luftojnë gjithashtu për kurorën e tyre të parë të ligës që nga sezoni 2003-04, kur u shpallën kampion duke mos humbur në asnjë ndeshje kampionale.

Arsene Wenger

"Unë do të thoja se ata po lëvizin në drejtimin e duhur. Sinqerisht mendoj se nuk ka pozitë të dobët në ekip... ata janë lojtarë të rinj, premtues dhe kanë blerë mirë këtë vit," tha Wenger në një ngjarje promovuese libri të ish-nënkryetarit të Arsenalit, David Dein, i titulluar 'Calling The Shots'.

"Ne ishim në top katërshe dhe pse mos të jenë përsëri përsëri? Ju nuk mund të përjashtoni as faktin që ata mund të luftojnë për titullin dhe shpresojmë se ata mund ta bëjnë këtë."

Skuadra e Arsenalit ishte nën urdhrat e Wengerit që klubi i Londrës veriore fitoi titullin për herë të fundit pasi ata bënë histori si 'Të Pamposhturit' e parë në Premierligë. Kaluan shpejtë 18 vjet dhe Arsenali kryeson sërish tabelën me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, por momenti i tyre u ndal disi nga humbja 3-1 në Manchester United herën e fundit, pasi që deri në këtë ndeshje ishte e vetmja skuadër në elitën e futbollit anglez pa pësuar humbje.

Arsenal celebrate vs Leicester 2022-23

Çfarë në vazhdim për Arsenalin?

Topçinjtë kishin në orar të luanin në Ligën e Evropës këtë të enjte kundër holandezëve të PSV Eindhoven, por ndeshja është shtyrë për 20 tetor, për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, ku është evidentuar mungesë e policëve për sigurinë e ndeshjes.

Me këtë ndeshje të shtyrë, tani Arsenali është e lirë në mes javë, por në fundjavë do të udhëtojë për t’u përballuar me Brentfordin të dielën, për ta synuar mbajtjen e kreut të tabelës edhe pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Lajme të ngjashme