Arsenal – Manchester City shtyhet për t’i bërë vend ndeshjes në Ligën e Evropës kundër PSV
Ndeshja në kampionatin anglez ndërmjet Arsenalit e Manchester Cityt e planifikuar të luhet më 19 tetor është shtyrë, siç është konfirmuar nga vet Premierliga, për arsyen se UEFA ka caktuar këtë datë për ndeshjen e topçinjve kundër PSV Eindhoven në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshja mes Arsenalit e PSV Eindhoven ishte paraparë të luhet nesër apo më 15 shtator por kjo është e pamundur për shkak se nuk janë kushtet për zhvillimin e ndeshjes, pasi ndërroi jetë Mbretëresha Elizabeta II dhe nuk ka policë mjaftueshëm për t’i përballuar fluksin e madh të ndeshjeve.
Për këtë arsye UEFA kërkoi që data 20 tetor të jetë dita kur do të luhet kjo ndeshje dhe në këtë rast është i pamundur zhvillimi i ndeshjes mes qytetarëve dhe topçinjve.

Ndeshja e 20 tetorit mes Arsenalit e PSV do të jetë ndeshja e fundit e Grupit A dhe përkon me mbarimin e grupeve në Ligën e Evropës në të gjitha grupet.
Ndërsa futbolli evropian mbetet në orar, Premierliga po përballet me një grumbullim të ndeshjeve pasi të gjitha ndeshjet fundjavën e kaluar u shtynë, pas vdekjes së Mbretëreshës dhe me pak boshllëqe në kalendar për shkak të Kupës së Botës gjatë muajve nëntor dhe dhjetor në Katar.
Pep Guardiola e komentoi këtë rast në konferencën për shtyp para përballjes së skuadrës së tij me Borussia Dortmundin.
“Premierliga ka aftësinë të gjejë hapësirë për ndeshjet”, tha Pep Guardiola përpara ndeshjes së fundit të Cityt në grupin e Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmund. “Ndoshta ndeshja me Tottenhamin do të jetë në shkurt ose mars sepse tani mendoj se nuk është e mundshme. Ne do të gjejmë një mënyrë. Ka Carabao Cup, FA Cup në atë moment – ne do të gjejmë një mënyrë, do të luajmë këto lojë të shtyra, nuk është problem.”

Megjithatë, vendimi për të shtyrë të gjitha ndeshjet e fundjavës së kaluar duket si një gabim, veçanërisht pasi futbolli humbi një mundësi të lavdishme për t'i bërë nderimet e saj ndaj Mbretëreshës së ndjerë, ashtu siç bënë sportet e tjera.
Sidoqoftë, rrjedha e takimeve në Premierligë këtë javë vazhdon me vetëm tre ndeshje që nuk do të zhvillohen, teksa skuadrat e lartpërmendura do të zhvillojnë ndeshjet e tyre. Arsenali do të udhëtojë në Brentford të dielën, ndërsa Manchester City udhëton në Wolverhampton të shtunën.
Ndeshjet që këtë javë nuk zhvillohen janë: Liverpool - Chelsea, Manchester United - Leeds dhe Brighton - Crystal Palace.
