Wayne Rooney: Man City do ta shkatërrojë Real Madridin - NACIONALE

Wayne Rooney: Man City do ta shkatërrojë Real Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda angleze Wayne Rooney mendon se Manchester City do ta shkatërrojë Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët evropianë do të takohen të mërkurën në "Santiago Bernabeu", në kuadër të gjysmëfinales së kompeticionit më të rëndësishëm në botë.

Një analizë para ndeshjes ka dhënë ish ylli i Man Unitedit, Rooney, i cili thotë se skuadra angleze do ta shkatërrojë 14 herë kampionin e Evropës.

"Manchester City jo vetëm që do ta mposht Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por ata do t'i shkatërrojnë. Mund të jem gabim, por mendoj se City është në tjetër nivel".

"Asnjëherë nuk mund ta mohosh një skuadër me eksperiencë dhe histori si Madridi, por nuk do të vendosja para për ta. Mendoj se ky vit është i Cityt".

"Që nga fillimi i sezonit kam pasur një ndjenjë se Pep Guardiola më në fund do ta dominojë Evropën me Man Cityn dhe futbollin që skuadra e tij po e luan këto muajt e fundit".

"Para një viti Madridi eliminoi Cityn por tani dinamika është ndryshe. City janë më të mirë në anën defensive dhe më të duruar si skuadër, por ndryshimi më i madh është Erling Haaland. Sezonin e kaluar në Bernabeu skuadra humbi në pesë minuta të çmendur që ndikoi ta humbasin ndeshjen. Me Haaland ajo nuk do të ndodhte".

Tutje, Rooney shtoi se Real Madridi nuk mund ta ndal Erling Haalandin në rastet një kundër një.

"Rudiger është një garues që i pëlqen të jetë në rastet një kundër një, por nuk mendoj se mund ta ndal Haalandin".

Real Madrid do ta mirëpres Man Cityn më 9 maj në "Santiago Bernabeu", derisa tetë ditë më vonë zhvillohet ndeshja kthyese në "Etihad".

Lajme të ngjashme