Wan Bissaka bën huqjen e javës në Premierligë, dështon të shënojë nga tre metra distancë në portën e zbrazur
Mbrojtësin Aaron Wan Bissaka ka humbur një mundësi të artë shënimi për të kaluar Manchester Unitedin në epërsi ndaj Evertonit.
“Djajtë e Kuq” janë duke dominuar ndaj Evertonit deri më tani, por Wan Bissaka humbi një rast të artë nga afërsia.
Zhvillohej minuta e 12-të pas një rivendje këndore, ku Antony nga distanca goditi shtyllën e nga topi i kthyer nuk përfitoi anglezi duke dështuar të shënojë nga tre metra distancë në portën e zbrazur.