Walker: Fitimi i Ligës së Kampionëve me Milanin do të ishte ëndërr e bërë realitet - NACIONALE

Walker: Fitimi i Ligës së Kampionëve me Milanin do të ishte ëndërr e bërë realitet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Kyle Walker thotë se ta fitojë Ligën e Kampionëve me AC Milanin do të ishte një ëndërr e bërë realitet.

Anglezi kaloi te skuadra italiane në formë huazimi nga Manchester City me opsion blerje, ndërsa e pa nga tribuna fitoren me përmbysje të “Rossonerëve” kundër Parmas.

Duke folur për herë të parë që prej kalimit në Itali, Walker shpjegoi vendimin për t’iu bashkuar Milanit pavarësisht që kishte opsione diku tjetër.

“Sigurisht bisedova me Zlatan, më shpjegoi shumë gjëra, për gjërat e mëdha që po synon t’i arrij këtu”.

“Folëm për Superkupën e Italisë, që ishte fillimi i mirë. Nuk jemi perfekt në ligë, por kemi shanse në Ligën e Kampionëve”.

“Shpresoj të kontribuoj me eksperiencën dhe lidershipin për ta ndihmuar Milanin të kthehet aty ku i takon. Ta fitoj Ligën e Kampionëve do të ishte ëndërr e bërë realitet, e kam eksperiencën nga një finale e madhe me Cityn”.

I pyetur për bonusin nëse e fiton Ligën e Kampionëve, Walker shtoi: “Nuk ka rëndësi, bonusi i vërtetë është Liga e Kampionëve. Luaj futboll për pasionin dhe dua ta fitoj këtu te Milani”.

Anglezi ndërkohë mund të debutojë në Itali qysh në derbin lokal ndaj Interit në vikend.

Lajme të ngjashme