Vinicius shpjegon pse ishte e ‘lehtë’ të shënosh ndaj Bayernit - NACIONALE

Vinicius shpjegon pse ishte e ‘lehtë’ të shënosh ndaj Bayernit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit Vinicius Junior tha se ishte e lehtë për të shënuar golin e epërsisë ndaj Bayernit shkaku i pasimit fantastik të Toni Kroosit.

Braziliani kaloi Realin në epërsi në minutën e 24-të, duke u bërë vetëm futbollisti i katër në histori të Ligës së Kampionëve që shënon në tre gjysmëfinale radhazi pasi Jari Litmanen, Cristiano Ronaldo dhe Kevin de Bruyne.

Megjithatë, Vinicuis për këtë gol ka falënderuar Kroosin, që sipas tij e ka kryer të gjithë punën.

“Toni i bën gjërat të duken të lehta. Më dhuroi një gol. E kemi provuar shumë në stërvitje”.

“E njoh mirë dhe më njeh gjithashtu. Jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Tani na duhet një natë magjike në shtëpi”, deklaroi ai për “Movistar”.

Bayern ishte skuadër më e mirë në përgjithësi se Real Madridi, por që epilogu përfundimtar doli të jetë 2:2.

Madrilenët tani janë favorit për të avancuar tuje meqenëse ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”. Kujtojmë, fituesi i kësaj përballje takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Dortmund – PSG.

Real Madrid ndërkohë është i qetë në La Liga, pasi është plot 11 pikë para Barcelonës kësisoj pritet t’i pushojë lojtarët kryesorë kundër Cadizit në vikend.

Lajme të ngjashme