Vinicius: Real Madrid është klubi më i madh në botë, koha ta mbrojmë titullin e Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Vinicius: Real Madrid është klubi më i madh në botë, koha ta mbrojmë titullin e Ligës së Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior thotë se tani është koha që të nisin garën për mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” fituan vitin e kaluar trofeun e Ligës së Kampionëve duke mposhtur rivalët si PSG, Chelsea, Man City dhe në fund Liverpoolin në finale.

Nesër, ata do të përballen me Celticun në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/23, derisa në konferencë për shtyp Vinicius theksoi se tani është koha ta mbrojnë titullin.

"Ishim të lumtur që fituam Ligën e Kampionëve, por tani është koha ta mbrojmë".

Braziliani është i gatshëm për sfidën kundër Celtic dhe në dijeni të presionit që do ta pret në një stadium të mbushur.

"Më pëlqen të luaj në një stadium të plotë me shumë presion dhe kjo është çfarë Real Madrid bën".

"Celtic është një skuadër e madhe, kam dëgjuar se ka shumë presion të luash në stadiumin e tyre me atmosferë të madhe. Jam duke shikuar përpara për këtë gjë".

Ai thotë se vazhdon të mësojë gjithmonë te Reali, pasi është klubi më i madh në botë.

"Në çka synon të përmirësohesh? Në gjithçka, asnjëherë nuk mund të ndalësh të mësosh nga klubi më i madh në botë".

Në fund, Vinicius tregoi dëshirën e madhe që të bëhet legjendë e klubit dhe premtoi se do të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë.

"Dua të bëj historinë te Real Madrid. Të bëhem një legjendë e Realit".

"Dua të vazhdoj të qëndroj te Real Madrid për një kohë shumë të gjatë", përfundoi ai.

Kujtojmë, se Real Madrid është në formë jashtëzakonisht të mirë duke qenë skuadra e vetme në top pesë ligat evropiane, që ende nuk e di ndjesinë e humbjes.

“Los Blancos” nesër nisin aventurën në Ligën e Kampionëve kundër Celticut, me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme