VIDEO: Vazhdon forma fantastike e Edon Zhegrovës, shënon gol të bukur për Lillen ndaj Lens - NACIONALE

VIDEO: Vazhdon forma fantastike e Edon Zhegrovës, shënon gol të bukur për Lillen ndaj Lens

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Lilles, ka vazhduar formën fantastike, tani duke shënuar për golin e epërsisë së skuadrës së tij ndaj Lens.

Zhegrova pranoi në mënyrë të mrekullueshme një top nga Bentaleb, të cilin në mënyrë maestrale e dërgoi në rrjetë, duke lënë portierin kundershtar të shtangur, vetëm pas nëntë minutave lojë.

24-vjeçari po kalon në formë jetësore, duke u kthyer në pikë kyçe për skuadrën e tij.

Ai ka zhvilluar 26 ndeshje këtë sezon, 21 nga të cilat ka startuar, duke shënuar katër gola e duke dhënë pesë asistime.

Lajme të ngjashme