VIDEO: Shqiptarët e kroatët ecin së bashku dhe brohorasin kundër serbëve - NACIONALE

VIDEO: Shqiptarët e kroatët ecin së bashku dhe brohorasin kundër serbëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përballja Kroaci - Shqipëri po afron, me tifozët e dy kombëtareve që janë bashkuar në rrugë duke brohoritur kundër serbëve.

Ndeshja do të zhvillohet në qytetin e Hamburgut, në stadiumin Volksparkstadium me fillim nga ora 15:00, ku tashmë dihen formacionet startuese.

Rrugës për në stadium janë krijuar kolona tifozësh, ku pamje të publikuara tregojnë shqiptarët së bashku me kroatët duke brohoritur kundër serbëve.

Për të parë videon, kliko këtu

Siç raportojnë mediat kroate, disa tifozë tashmë janë arrestuar për shkak të shpërthimeve.

Ashtu si në Dortmund, edhe në Hamburg pritet të dominojnë tifozët nga Shqipëria në përkrahje të kuqezinjve.

imazh

Rrugët që çojnë në Volksparkstadium, janë përplot me tifozë, që lehtësisht mund ta humbasin edhe ndeshjen nga kolonat e krijuara.

Lajme të ngjashme