Formacionet zyrtare: Kroaci - Shqipëri, kuqezinjtë me disa ndryshime synojnë fitoren e parë në EURO 2024
Kombëtarja e Shqipërisë sot e zhvillon ndeshjen e dytë në EURO 2024, ku përball do ta ketë Kroacinë, me fillim nga ora 15:00.
Ndeshja zhvillohet në qytetin e Hamburgut, në stadiumin Volksparkstadium, që i takon skuadrës së Hamburgers SV të Bundesliga 2.
Kur ka mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare, me Sylvinhon që ka bërë dy zëvendësime nga ndeshja me Italinë.
Zlatko Dalic ka vendosur për skemën 4-3-3, me një ndryshim në sulm dhe dy ndryshime në mbrojtje për dallim nga përballja me Spanjën.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Persic; Modric, Kovacic, Brozovic; Majer, Petkovic dhe Kramaric.

Edhe Sylvinho ka zgjedhur të luajë me 4-3-3 të tij të preferuar, por që Rey Manaj do të jetë sot nga fillimi, duke lënë Armando Brojën në bankë.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Laçi, Ramadani, Asllani; Bajrami, Manaj dhe Asani.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë francezi Francois Letexier, që do të ndihmohet nga dy asistentët e tij në fushë, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Gjyqtari i katërt është zvicerani Sandro Scharer, kurse në VAR do të jetë Willy Delajod nga Franca, me dy ndihmësit e tij.