VIDEO: Salah përplaset me Jurgen Klopp
Liverpooli barazoi me West Ham United me rezultat 2:2, por ishte diçka tjetër që mori vëmendje të madhe, pra përplasja e Jurgen Klopp me Mohamed Salah.
Salah nuk luajti nga minuta e parë e ndeshjes, por trajneri gjerman vendosi ta inkuadronte atë në lojë së bashku me Darwin Nunez dhe Joe Gomez, kur vendasit barazuan ndeshjen.
Përplasja mes yllit egjiptian dhe trajnerit ndodhi në momentin kur ai po hynte në fushë, por ende nuk dihet se çfarë çoi deri në atë tension, por mund të hamendësohet, pasi si lojtar kyç qëndroi në bankë rezervë për gati 80 minuta.
What happened between Salah and Jurgen Klopp!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 27, 2024
The good relationship between the two has been broken!pic.twitter.com/icwTUC9Lyg
Liverpooli tashmë me këtë barazim pothuajse është larguar nga gara për titull, pasi Manchester City me dy ndeshje më pak të zhvilluara është një pikë përpara në rënditje.