VIDEO: Mourinho ndan momentin kur ylli i Fenerbahces e 'lëndon' në fushë
Jose Mourinho ka ndarë një video ku shihet njëri nga lojtarët e Fenerbahces duke ndërhyrë në trajnerin portugez sikur të ishte lojtar.
Trajneri portugez ndau një video në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke mbikëqyrur një seancë stërvitore të Fenerbahces. Veshja e Mourinhos thuajse përputhej me njërën nga dy skuadrat në stërvitje dhe një lojtar i ekipit tjetër pa dashje ndërhyri në trajnerin 61-vjeçari nga pas, i cili u rrëzua dhe iu desh të ndihmohej të dilte nga fusha nga stafi mjekësor, pasi mezi ecte.
Në përshkrimin e videos, Mourinho tha: "Mësim për trajnerët e rinj: 'kurrë mos vishni ngjyrat e njëjta me lojtarët', ata mund ta pasojnë topin por edhe të të lëndojnë nga pas."
Të shpejta ishin komentet nga ish-lojtarët që dikur punuan me Mourinhon.

Mourinho e ka nisur jo edhe shumë mirë me Fenerbahcen këtë sezon, pasi gjenden në vendin e tretë në ligë, me tetë pikë pas liderit, Galatasaray, por që kanë një ndeshje më pak.
Ndeshja e radhës e tyre është të dielën, kur përballen me Trabzonspor në udhëtim.