Video: Momenti kur autobusi i Serbisë mbërrin në stadium, nën fishkëllimat e tifozëve shqiptarë
Kombëtarja e Serbisë ka qenë e para që ka mbërritur në ambientet e stadiumit “Arena Kombëtare”, në prag të përballjes kundër Shqipërisë.
Ekipi serb është shoqëruar nga një prani e madhe e forcave të sigurisë, të cilat kanë marrë masa të rrepta për të garantuar rendin.
Ndërkohë, ardhja e tyre është pritur me reagime të forta nga tifozët shqiptarë, të cilët i fishkëlluan.