VIDEO: Lille e dyfishon epërsinë ndaj Lens, Edon Zhegrova shënon përsëri
Lille ka dyfishuar epërsinë ndaj Lens në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligue 1, ku sërish Edon Zhegrova tha fjalën e fundit.
Ylli i Kombëtares së Kosovës shënoi gol të bukur në pjesën e parë, nëntë minuta pasi filloi takimi, ku me epërsinë 1:0 u mbyllën 45 minutat e parë.
24-vjeçari doli sërish në skenë në minutën e 60-të, duke u gjendur në momentin dhe kohën e duhur, kur nga topi i kthyer nga portieri, shënoi lehtësisht për 2:0.
🇫🇷 Goal: Edon Zhegrova | Lille 2-0 Lens pic.twitter.com/9O6ZriLSBS
— 🟤 Follow @Footcolic for more clips (@GibsonDeir5042) March 29, 2024
Zhegrova po kalon në formë jetësore, duke u kthyer në pikë kyçe për skuadrën e tij, e cila nëse arrin ta fitojë këtë ndeshje do të rrëmbejë vendin e tretë përkohësisht, vend ky që garanton pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ai ka zhvilluar 26 ndeshje këtë sezon, 21 nga të cilat ka startuar, duke shënuar pesë gola e duke dhënë pesë asistime, përfshirë dy golat e ndeshjes së sotme.