VIDEO: Gol i jashtëzakonshëm nga Zhegrova, Lille shënon edhe të tretin ndaj Sturm Graz - NACIONALE

VIDEO: Gol i jashtëzakonshëm nga Zhegrova, Lille shënon edhe të tretin ndaj Sturm Graz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar i Lilles, Edon Zhegrova po kalon formë të jashtëzakonshme këtë sezon me skuadrën franceze.

Lille ka arritur deri në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës, garës së tretë më të rëndësishme për klube evropiane.

Në këtë fazë, skuadra franceze po takohet me Sturm Graz të Austrisë.

Jonathan David shënoi dy golat e parë të takimit, fillimisht në minutën e 28-të e pastaj në të 51-tën.

Ndërsa tani ka shënuar edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova, duke realizuar gol fantastik nga distanca.

Zhvillohej minuta e 71-të, kur një rivënie nga këndi e shkurtuar bëri që 24-vjeçari të godiste nga një kënd i vështirë, nga ku shënoi për 3:0.

Kujtojmë se kjo është përballja e parë mes dy skuadrave, ku Lille tashmë është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Konferencës, pasi që ndeshja e kthimit zhvillohet në Francë.

Lajme të ngjashme