VIDEO: Cole Palmer bëhet lojtari i parë në histori të Premierligës që shënon katër gola në pjesë të parë
Ylli anglez i Chelseat, Cole Palmer, ka bërë diçka që askush më parë nuk e ka arritur.
22-vjeçari ka shënuar katër gola në pjesë të parë për skuadrën e tij, që momentalisht është duke fituar 4:2 ndaj Brightonit.
Brighton kaloi e para në epërsi në minutën e shtatë të takimit me anë të Rutter, por Palmer barazoi shifrat në minutën e 21-të.
Palmer is equalizer 1-1pic.twitter.com/bXdxuFE3Ps
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 28, 2024
Ylli anglez e çoi Chelsean në epërsi për herë të parë në këtë takim kur shënoi nga penalltia në minutën e 28-të.
Cole Palmer is on stage again
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 28, 2024
Chelsea 2-1 Brightonpic.twitter.com/MJMtexsB7t
Het-trikun e tij e kompletoi tre minuta më vonë, duke shënuar për rezultatin 3:1.
⚽️GOAL🏴 | Chelsea 3-1 Brighton | Palmer
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 28, 2024
Palmer hat-trick with this freekickpic.twitter.com/8sxoe6vzQR
Brighton e ngushtoi rezultatin në 3:2 me Baleban në minutën e 34-të, por Cole Palmer shënoi golin e katërt personal në këtë takim në minutën e 42-të për rezultatin 4:2, me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Palmer show continues 4-2pic.twitter.com/WLSnRGWuck
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 28, 2024
Momentalisht është duke u luajtur pjesa e dytë e këtij takimi, që vazhdon me të njëjtin rezultat.
Në Premierligë, një lojtar ka shënuar katër gola gjatë një takimi, por asnjëherë më parë vetëm në 45 minutat e para dhe këtë gjë e arriti Cole Palmer, që tani hyn në histori të elitës angleze.