VIDEO: Arbër Hoxha shënon gol fantastik për Dinamo Zagrebin, por skuadra e tij eliminohet nga Liga e Konferencës - NACIONALE

VIDEO: Arbër Hoxha shënon gol fantastik për Dinamo Zagrebin, por skuadra e tij eliminohet nga Liga e Konferencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar, Arbër Hoxha, po vazhdon të impresionojë. Ai tani ka shënuar gol fantastik për Dinamo Zagrebin në Ligë të Konferencës, por skuadra e tij u eliminua nga PAOK me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Dinamo Zagreb një gjigant kroat, e njohur për paraqitjet në garat evropiane zhgënjeu shumë, pasi u eliminua në 1/8 e finales edhe pse e fitoi sfidën e parë 2:0, pasi humbi në ndeshjen kthyese 5:1.

Rrahman Baba në minutën e 27-të, shënoi për golin e epërsisë të PAOK, pastaj shënuan, Sucic (autogol), Thomas, Koulierakis dhe Zivkovic.

Ndërsa golin e vetëm për Dinamo Zagreb e shënoi kosovari, Arbër Hoxha, që ishte për t'u mbajtur mend, pasi me të vërtetë ishte realizim fantastik.

Ky ishte goli i parë për të në Ligë të Konferencës, ndërsa ka edhe një asist.

Ai u transerua nga Slaven Belupo te gjiganti kroat për 1 milionë euro në janar të këtij viti, pas paraqitjeve shumë të mira me skuadrën paraprake dhe të njëjtën po vazhdon ta bëjë edhe te Dinamo.

Lajme të ngjashme