Video: Alisson bëhet pjesë e sfidës së kampiones olimpike në Taekwondo
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, kishte një moment qesharak gjatë përgatitjeve që po bënë me skuadrën në Tajlandë, ku kampionia e botës në Taekwondo e sfidoi me një lojën e famshme të goditjes së shishes.
Të kuqtë janë duke u përgatitur për sezonin e ri në Tajlandë, ku edhe do ta kenë miqësoren e parë sot ndaj Manchester United në Bangkok, si pjesë e parapërgatitjeve. Dhe gjatë kohës së lirë lojtarët e Liverpoolit e kanë shfrytëzuar për një reklamë.
Alisson ishte së bashku me Thiago Alcantara dhe Andrew Robertson, kur u sfiduan me një goditje të shishes të vendosur në kokë në gjatësinë mbi 190 cm.
Portieri brazilian u shfaq vullnetar për këtë sfidë të kampiones së artë olimpike,Panipak Wongpattanakit.
Sfida ishte që braziliani të mbante në kokën e tij një shishe, të cilën, Wongpattanakit, do ta godiste me këmbë për ta rrëzuar në tokë.
29-vjeçari nuk lëvizi aspak gjatë këtij aktiviteti për të minimizuar rrezikun, pasi që një goditje në kokë mund të ishte e rrezikshme për vet lojtarin.
Alisson është i gjatë 191 cm, dhe për dikë që është vetëm 173 cm nuk është e lehtë që të arrish atë lartësi sa të rrëzosh shishen nga koka.
Megjithatë, ishte një sfidë e lehtë për kampionen e botës, Wongpattanakit, e cila e kaloi me tentimin e dytë.

