Jurgen Klopp: Mos u merakosni për Liverpoolin - NACIONALE

Jurgen Klopp: Mos u merakosni për Liverpoolin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp ka folur me optimizëm për sezonin e ri dhe ka këmbëngulur se përkrahësit e Liverpoolit nuk kanë përse të brengosen.

Të kuqtë ndodhen në Bangkok, Tajlandë, ku janë duke u përgatitur në prag të sezonit të ri në Premierligë.

Liverpooli e humbi titullin në Premierligë përballë Manchester Cityt sezonin e kaluar, ndërsa ylli i skuadrës Sadio Mane u largua këtë verë për t’iu bashkuar kampionit gjerman Bayern Munich.

Kjo nënkupton se forca e frikshme sulmuesi me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino është thyer pas shumë vitesh.

Por klubi e zëvendësoi atë me Darwin Nunezin, blerjen rekorde të klubit 85 milionë funte, ndërsa Salah e ka vazhduar marrëveshjen me klubin për edhe tri vjet të tjera.

“Ne e dimë sa i mirë është Sadio, do ta kuptojmë sa i mirë ishte ai për ne në çaste të ndryshme sepse kishim vetëm ‘çaste të Sadios’ kur askush tjetër nuk mund ta bënte sikur ai”, tha Klopp për Sky Sports.

Ai shtoi: “Nuk keni pse të merakoseni kur mendoni për ne apo mund të jeni të ngazëllyer për atë që është e mundur për ne. Ne e kemi një bazë, duhet të ndërtohemi mbi këtë bazë dhe të jemi më të paparashikueshëm për ekipet e tjera duke marrë lojtarë të tjerë sepse ata kanë aftësitë të tjera”.

Fabio Carvalho dhe Calvin Ramsay iu bashkua Liverpoolit gjatë këtij afati po ashtu, dhe Klopp nuk pret prurje të tjera këtë verë.

“Si mund të vazhdojmë dhe ta përmirësojmë një ekip të klasit botëror në futboll? Duke u stërivtur natyrisht, ne besojmë shumë në këtë, por po ashtu edhe duke marrë lojtarë të rinj. Kemi nevojë për gjak të ri.

Lajme të ngjashme