VIDEO: 69 gola në 69 paraqitje për Haaland në Premierligë
Erling Haaland po e vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit anglez.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar dy gola në pjesën e parë për Manchester Cityn, me Qytetarët që janë duke fituar 2:1 ndaj West Ham United në udhëtim.
24-vjeçari shënoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 10-të, kur u asistua në mënyrë fantastike nga Bernardo Silva.
🚨🏴 GOAL | West Ham 0-1 Manchester City | Haaland
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 31, 2024
HAALAND HAS GIVEN MANCHESTER CITY THE LEAD !!!!!!pic.twitter.com/KYBzMUKSA0
Ruben Dias shënoi autogol në minutën e 19-të, me West Hamin që barazoi rezultatin në 1:1.
Por, epërsinë e riktheu Haaland në minutën e 30-të, kur lëshoi një goditje të fortë, për rezultatin 2:1.
🚨🏴 GOAL | West Ham 1-2 Manchester City | Haaland
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 31, 2024
WHAT A FINISH FROM HAALAND !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/XhCye9YEiF
Haaland tani ka gjashtë gola në sezonin e ri të Premierligës, teksa në sezonin e tij të tretë të tij në Angli grumbullon plot 69 gola në 69 paraqitje, teksa ka edhe 13 asiste.
Statistika këto të çmendura nga ylli norvegjez, që po e 'pushton' futbollin anglez.