VIDEO/ 16-vjeçari i Barcelonës shënon gol të bukur për Spanjën ndaj Qipros
16-vjeçari i talentuar i Barcelonës po vazhdon ta impresionojë botën e futbollit. Kësaj radhe Lamine Yamal ka shënuar gol të bukur për Spanjën në ndeshjen kualifikuese për EURO 2024 ndaj Qipros.
Yamal hapi serinë e golave për Spanjën kur në minutën e pestë pranoi një top nga Mikel Merino, pastaj 16-vjeçari dribloi portierin dhe një lojtarë për të shënuar në këndin e poshtëm për 1:0.
🎥 - Lamine Yamal's goal for Spain against Cyprus. pic.twitter.com/hCReOOBVHi
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) November 16, 2023
Kombëtarja e Spanjës shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fund të pjesës së parë, për të shkuar në pushim me rezultatin 3:0.
Ishte fillimisht Oyarzabal që shënoi për 2:0 në minutën e 22-të, i asistuar nga lojtari shumë në formë, Alex Grimaldo.
The position was reviewed by VAR and the goal was decided! Mikel Oyarzabal
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 16, 2023
Cyprus 0-2 Spainpic.twitter.com/oVVPwlzhsu
Ndërsa për 3:0 shënoi qendërsulmuesi i Real Madridit, Joselu, në minutën e 28-të. Kësaj radhe në rolin e asistuesit ishte golashënuesi i golit të dytë, Mikel Oyarzabal.
GoaL! | Cyprus 0-3 Spain | Joselu pic.twitter.com/3KpcpibszX
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 16, 2023
Kujtojmë se Spanja tashmë ka siguruar një vend në EURO 2024 së bashku me Skocinë nga Grupi A, por deri në xhiron e fundit do të luftojnë për vendin e parë në grup, me Spanjën që do të ketë tre pikë më shumë, nëse fitojnë sonte.