Victor Osimhen bën heroin, Napoli fiton derbin ndaj Romës - NACIONALE

Victor Osimhen bën heroin, Napoli fiton derbin ndaj Romës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar një fitore shumë të vështirë në udhëtim te Roma në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.

Dy skuadrat zhvilluan lojë mjaftë ofensive me mysafirët që ishin më të rrezikshëm dhe rezultati përfundimtar që doli të jetë 0:1.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë me Napolin që kishte posedimin dhe rrezikoi dy herë, por që nuk i konkretizuan rastet. Ndërsa, skuadra e Jose Mourinhos ishte më e qetë duke provuar disa kundërzbritje.

Një rast i dyshimtë ndodhi në përfundimin e pjesës së parë, ku Rui Patricio bëri një ndërhyrje në sulm dhe arbitri akordoi penallti.

Por, pastaj reagoi VAR-i dhe ndryshoi vendimin, kësisoj ndeshja vazhdoi normalisht.

Në 45-minutëshin e dytë, Napoli rrezikoi përmes HIrving Lozanos, goditja e të cilit përfundoi pranë shtyllës së djathtë.

"Napolitanët" kishin edhe disa raste të tjera të arta, sic ishte ai i Eljif Elmas që ishte "harruar" nga mbrojtja vendase por nuk përfitoi nga rasti.

Pas këtyre sulmeve të njëpasnjëshme, Napoli u shpërblye me një gol, që rezultoi të jetë i fitores. Ishte qendërsulmuesi nigerian që pas një aksioni shumë të shpejtë realizoi një gol të bukur nga një pozitë jo e favorshme, ku përfitoi edhe nga nj mbrojtje jo e mirë e Chris Smalling (81').

Tutje, loja vazhdoi të ishte shumë e hapur me epilogun përfundimtar që mbeti 0:1.

Pas kësaj fitore, Napoli tani është lider i vetëm në tabelë me 29 pikë pas 11 xhirove të zvilluara, derisa Roma pëson humbjen e tretë në ligë dhe renditët në pozitën e pestë me 22 sosh.

Në xhiron e radhës në kampionatin italian, Napoli do të jetë nikoqir i Sassuolos, derisa Roma do të udhëtojë për sfidën ndaj Hellas Veronas.

Lajme të ngjashme