“Vetëm ujë” – Ronaldo i injoron pyetjet për Lionel Messin
Cristiano Ronaldo nuk ishte në humor për t’iu përgjigjur pyetjeve për Lionel Messin dhe moshkuarjen e tij në Arabinë Saudite.
Ronaldo po e promovonte markën e vet të re të ujit kur u pyet për mundësinë që Messi t’i bashkohej atij në Arabinë Saudite.
Ylli i Al-Nassrit nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë: “Nuk dua të flas për futboll – vetëm për ujë.”
“Të gjithë më të mirët janë të mirëseardhur në Arabinë Saudite. Këtu ne nuk kemi telashe me ligën”, shtoi ai.
Ronaldo asked about Messi to Saudi at his project opening “No football 🚫 Only water”
— A (@IconicCristiano) June 7, 2023
While signing a Real Madrid shirt 😍 pic.twitter.com/ApQ3eiXxZj
Kjo pyetje i ishte bërë Ronaldos para se Messi të njoftonte për kalimin e tij në Inter Miami në Major Soccer League në Shtetet e Bashkuara.
Messi njoftoi të mërkurën se do t’i bashkohet Inter Miamit, pas largimit nga kampioni francez Paris Saint-Germain.
Messi kishte oferta edhe nga Arabia Saudite dhe nga Evropa, por e zgjodhi klubin amerikan.
Ai kishte ofertë tejet fitimprurëse nga Al Hilal dhe pritej të bëhej rival me Ronaldon sërish në përfundim të karrierës së tyre, ndërsa kthimi në Barcelonë ishte i pamundur për shkak të rregullave financiare.
“Po të ishin paratë çështje, do të kisha shkuar në Arabi apo diku tjetër. Kishte shumë para. E vërteta është se vendimi im final ka të bëjë me diçka tjetër dhe jo me paratë”, tha Messi.
Besohet se klubi saudit i kishte ofruar Messit hiç më pak se rreth 1 miliard euro.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kishte ofertë edhe nga një klub tjetër evropian, por nënvizoi se në Evropë do të luante vetëm për Barçën.
“E vërteta është se kisha oferta edhe nga një ekip tjetër evropian por as që e kam menduar bile, sepse në Evropë, ideja ishte të shkoja vetëm në Barcelonë”.
“Pasi e fitova Kupën e Botës dhe nuk qesh në gjendje të kthehem në Barçë, është koha të shkoj në MLS për ta përjetuar futbollin në mënyrë tjetër dhe për ta shijuar jetën e përditshme më shumë”, shtoi ai.

