Veshi fanellën e Fenerit për t’u bërë gati për ndeshje, 16-vjeçari nxirret i gjallë pas plot 119 orëve
Në qytetin turk të Kahramanmarasit është bërë një mrekulli në vete. Një i mitur, 16-vjeçar, Kamil Can, u nxor nga rrënojat pas 119 orëve që kishte mbetur i ngujuar aty. Ai doli i buzëqeshur dhe me fanellën e Fenerbahçes që kishte veshur, pasi po priste ta shihte skuadrën e zemrës të nesërmen.
Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në Turqi pas një seri tërmetesh të fuqishme që kanë goditur këtë vend. Në mesin e gjurmimeve që po bëhen, ka ndodhur edhe një mrekulli e madhe.
Siç raportohet në mediet turke, 16-vjeçari, Kamil Can, ka arritur të shpëtohet, pasi është gjetur nën rrënojat e një ndërtese në qytetin e Kahramanmarasit.
Ai kishte qëndruar aty për më shumë se 119 orë. Ndër të tjera, ai është edhe tifoz i Fenerbahçes. Pikërisht fanellën e gjigantit turk e kishte të veshur në trup, pasi po priste me padurim që ta shihte ekipin e tij të preferuar.
Vetë klubi i Fenerbahçes sot në mëngjes njoftoi në lidhje me këtë zhvillim dramatik që ka shoqëruar të riun turk, duke u solidarizuar me të.
“Sot në orën e 119-të kemi lot në sy. Pamë mrekulli edhe një herë. Kemi akoma shumë ndeshje që na presin në vijim. Po të presim Kamil Can”, shkroi klubi nga Stambolli si formë dedikimi për 16-vjeçarin.
Bu gece, 119. saatte gözlerimizde yaş, mucizelere bir kez daha inandık biz!
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 11, 2023
Daha gidilecek çok maçımız var, seni bekliyoruz Kamilcan 🙏 pic.twitter.com/TnxB8GUuCP
Ekipet e shpëtimit kanë treguar se kanë dëgjuar bërtitma të djaloshit turk dhe më pas kanë filluar gjurmimet për ta nxjerrë atë nga rrënojat. Familjarët e pritën me përqafime të mëdha, ndërsa ai doli i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë shëndetësore sipas mjekëve.
