Verstappen e quan "tr*p" Russellin, fjaloset me të pasi i fërkuan formulat në shtegë - NACIONALE

Verstappen e quan "tr*p" Russellin, fjaloset me të pasi i fërkuan formulat në shtegë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Max Verstappen u pa shumë i zemëruar me George Russell, ku pas një fërkimi të formulave ai u drejtua me një fjalë ofenduese, duke e quajtur tr*p, pas përfundimit të garës në prag të çmimit të madh të Azerbajxhanit.

Verstappen doli i treti në garën e sprintit sot dhe u pa shumë i zemëruar, pasi një përplasje e hershme me Russell e la bolidin e Red Bull me një vrimë në anësore.

Makina e Verstappen kishte një vrimë pas përplasjes

Russell dy herë iu afrua shumë afër kampionit të botës në fuqi në xhiron e parë, me formulat që në të dy rastet u fërkuan.

Pas kësaj përplasje të vogël, Russell doli para tij në garë, me Verstappen që u tërhoq prapa.

Russell dy herë e hodhi makinën e tij brenda

Holandezi u pa i palumtur, teksa u dëgjua duke i thënë skuadrës së tij në radio: “Ai bëri një rreng, kështu mori pozicionin, dreqin! Raportojeni atë! Edhe unë mund ta kaloj kështu, nëse vozis afër tij.”

Të dy garuesit patën një shkëmbim të nxehtë në fund, me Russell që tha: “Nuk kisha kontroll.”

Kamerat më pas zbuluan një debat të ashpër

“Asnjëri nuk kishim kontroll, ne duhet lejmë hapësirë. Pres të njëjtën gjë edhe herën tjetër! Tr*p!”, u kundërpërgjigj Verstappen i zemëruar.

Pavarësisht kësaj ngjarje, Verstappen në fund doli para Russell, me ndihmën e makinës së sigurisë, ndërsa para tij ishte vetëm Sergio Perez që është shoku i skuadrës dhe Charles Leclerc.

Lajme të ngjashme