KATAR 2022 | Vdes papritmas edhe një gazetar tjetër gjatë Kupës së Botës
Edhe një gazetar ka vdekur papritmas në Kupën e Botës në Katar – vetëm 48 orë pasi reporteri amerikan, i cili pushtoi ballinat kur e veshi një fanellë me mbishkrimin LGBT – vdiq nga sulmi në zemër në stadium.
Khalid al-Misslam, fotoreporter nga Katari i Al Kass TV, vdiq të dielën. Nuk është e qartë ende se në çfarë rrethanash ka vdekur ai.
Mediumi Gulf Times në Katar raportoi: “Al-Misslam, katarian, vdiq papritmas deri po e mbulonte Kupën e Botës Katar 2022”.
“Ne besojmë në faljen dhe mëshirën e Allahut për të dhe familjes së tij ia dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta”.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Al Kass TV, televizioni ku punonte i ndjeri.
Ai vdiq vetëm dy pikë pas vdekjes së gazetarit amerikan Grant Wahl, i cili kishte hasur në telashe për t’u futur në stadiume në Katar për shkak të veshjeve në përkrahje të komunitetit LGBT.
Wahl ishte gazetar shumë i njohur dhe vdiq nga sulmi në zemër gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Holandës në çerekfinale të premten në Doha.
Mjekët ishin munduar për 20 minuta ta kthenin në jetë duke i dhënë ndihmën e parë në tribunë. Wahl ishte 48-vjeçar.
Ai u dërgua në spital me ambulancë, ku u shpall i vdekur nga sulmi në zemër.
Pak pas vdekjes së tij, vëllai i vet Erik, i cili është homoseksual, pretendoi se Wahl u vra gjoja se e kishte kritikuar vazhdimisht regjimin e Katarit.
