Vazhdon kriza e Napolit, pëson humbje te Torino - NACIONALE

Vazhdon kriza e Napolit, pëson humbje te Torino

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli është duke vazhduar me rezultate negative, duke pësuar humbje në udhëtim te Torino në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

“Napolitanët” pësuan humbje me rezultat 3:0, me Torinon që bëri paraqitje mahnitëse nga fillimi.

David Zapata asistoi për mrekulli te Antnio Sanabria, i cili me një finalizim të shkëlqyer i dha epërsinë Torinos (43’).

Ndërsa, ishte Nikola Vlasic që pasi pranoi një pasim të bukur dyfishoi epërsinë (52’).

Fitoren e Torinos e vulosi Alesssandro Buongiorno që shënoi lehtësisht me kokë nga afërsia (66’).

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje të plotë, derisa te Torino Mërgim Vojvoda ishte vetëm në stol.

Me këtë humbje, Napoli zë pozitën e nëntë me 28 pikë një më shumë se Torino që renditet në vendin e 10-të me 27 sosh.

Lajme të ngjashme