Vazhdon forma e dobët e Ronaldos, kritikohet për paraqitjen ndaj Spanjës - NACIONALE

Vazhdon forma e dobët e Ronaldos, kritikohet për paraqitjen ndaj Spanjës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Portugalia u mposht dje nga Spanja me rezultat minimal 1:0 krejt në minutat e fundit për të përcaktuar vendin e parë në Ligën A2 dhe Cristiano Ronaldo e vazhdoi formën e tij të dobët edhe në kombëtaren e tij, duke qenë një nga më pak të vlerësuarit në ndeshje.

Spanja nuk krijoi pothuajse asgjë në këtë ndeshje, por mjaftoi goli i minutës së 88-të nga Alvaro Morata për të marrë një fitore shumë të rëndësishme për ta.

Ronaldo jashtë formë në këtë sezon, tregoi sërish që nuk është në më të mirën e tij. Ai pati dy shanset më të mira të skuadrës së tij dhe në të dyja dështoi të shënoi, ku portieri mysafirë i ndali këto mundësi, për të alarmuar një vazhdueshmëri të formës së dobët për një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit botëror.

Kjo ndeshje nuk tregoi formë të mirë nga asnjëra skuadër në prag të Kupës së Botës, me Spanjën që shpeshherë e përkëdhelte topin pa asnjë depërtim, ndërsa kundërshtarët e tyre krijonin por pa konkretizim.

Mysafirët kishin mbajtjen e topit në zonën e tyre por pa depërtuar në fazën sulmuese, ndërsa Portugalia pati shanset më të mira, me Ruben Neves, Diogo Jota dhe Bruno Fernandes që të gjithë patën mundësi në pjesën e parë.

Periudha e dytë filloi me një ritëm më të lartë, por në fund sërish u kthye si në 45 minutat e parë. Ronaldo tentoi me një goditje qysh në minutën e dytë të kësaj pjese, por goditja e tij u ndal nga portieri.

Cristiano Ronaldo Portugal 2022

Përfundimisht, shpërdorimi i rasteve nga Portugalia u dënua me dy minuta para fundit, pasi një pasim diagonal u kthye me kokë nga Williams dhe Morata e dërgoi topin në gol.

Ronaldo pati një mundësi të artë për të barazuar, por goditja e tij nga një kënd i vështirë ishte drejt në portierin Simon në shtyllën e parë.

Cristiano Ronaldo dhe Fernando Santos

Pjesa më e madhe e debatit përpara fillimit u përqendrua në atë nëse një Ronaldo jashtë formës duhet të startonte për ndeshjen e fundit përpara Kupës së Botës dhe Santos zgjodhi të injoronte kritikët dhe ta hidhte atë që në fillim.

Ronaldo still wants to play against Sweden, says Santos

Edhe pse Ronaldo nuk luajti keq, ai gjithsesi dukej si një njeri që po kërkon dëshpërimisht për formën e tij ideale.

Rasti më i mirë për të erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur ai u asistua nga Jota, por përpjekja e tij ishte drejtpërsëdrejti në portierin Simon. Është një shans që Ronaldo i viteve të shkuara do ta kishte shënuar pa problem.

Vlerësimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo që nuk po gëzon formë të mirë as me skuadrën e tij Manchester United këtë sezon, ku golin e parë të tij e shënoi pas vetëm tetë ndeshjeve dhe atë me anë të penalltisë në Ligën e Evropës dhe në të shumtën e rasteve qëndron në bankën rezervë.

Cristiano Ronaldo Portugal 2022 armband throw

Nota e tij në ndeshjen e rëndësishme për kombëtaren e tij ndaj Spanjës ishte 5 nga 10, ku sipas GOAL ai vrapoi shumë që nga fillimi i takimit por shpërdoroi dy rastet më të mira, nga një distancë që më parë nuk gabonte.

Lajme të ngjashme