Vazhdon "drama Mbappe", Enrique: Ndoshta e ndryshon mendjen dhe qëndron - NACIONALE

Vazhdon "drama Mbappe", Enrique: Ndoshta e ndryshon mendjen dhe qëndron

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain Luis Enrique ka zbuluar se ende ka shpresë që Kylian Mbappe të nënshkruajë kontratë të re dhe të vendos kundër largimit në verë.

Francezi së fundmi informoi PSG-në në mënyrë private që nuk do të rinovojë sapo kontrata t’i skadojë, me raportimet që e lidhin me një kalim te Real Madridi, por marrëveshja ende s’është arritur.

Sidoqoftë, Enrique ka sugjeruar që Mbappe të ndryshojë mendjen në rast që i fitojnë të gjitha trofetë me gjigantin francez.

“Hera e fundit që Mbappe merr pjesë ne “Le Classique”? Pse hera e fundit? Vazhdoj të shpresoj që Kylian do ta ndryshoj mendjen”.

Ai nuk ka njoftuar asgjë, ndoshta e ndryshon mendjen. Imagjinoni sikur të fitojmë katër tituj këtë sezon. Do të shohim”.

Mbappe ka konfirmuar se do ta njoftojë vendimin përfundimtar para Kampionatit Evropian, ndërsa ka refuzuar një ofertë të lartë prej PSG-së në vlerën e 70 milionë eurove për vit, ku në rast që e pranonte do të merrte edhe 80 milionë euro tjera si bonus besnikërie.

Real Madrid mbetet destiancioni favorit me dy palët që janë në negociata shumë të avancuara, ku janë marrë vesh për pagën dhe tëra që mungon janë të drejtat e imazhit.

Përndryshe, Mbappe është i fokusuar që ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në – ku janë në çerekfinale dhe përballen me Barcelonën.

Lajme të ngjashme