Vazhdojnë problemet në mesfushën e Liverpoolit, Jordan Henderson për tre javë jashtë fushës
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson do të jetë jashtë fushës për tre javë pas lëndimit të fundit që e pësoi.
Reprezentuesi i Anglisë u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë në fitoren e fundit dramatike kundër Newcastle United, derisa nuk ishte i ftuar për derbin ndaj Evertonit në "Goodison Park" që përfundoi me rezultat 0:0.
Henderson ditën e premte ka bërë skanim, duke u konfirmuar s eka pësuar vetëm tendosje të vogël. Por, ai do të mungojë për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, derisa gjithashtu nuk do të jetë gati as për ndeshjet kundër Wolves, Ajax dhe Chelsea.
Sidoqoftë, ka shpresë që 32-vhecari do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Anglisë në Ligën e Kombeve kundër Italisë, respektivisht Gjermanisë më vonë këtë muaj.
Megjithatë, nëse nuk shërohet siç është planifikuar, atëherë ai me siguri duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të Liverpoolit pas pushimit ndërkombëtar, pra kundër Brightonit më 1 tetor në shtëpi.
Mungesa e Henderson përkon me rikthimin e Thiago, i cili u rikthye në stërvitje në Kirkby të hënën pasi u rikuperua nga një dëmtim i mjaftë i gjatë.
Trajneri Jurgen Klopp duhet të vendosë nëse spanjolli është gati të rikthehet kundër Napolit, derisa gjithashtu mund të debutojë me nënshkrimin e huazuar Arthur, i cili ishte një zëvendësues i papërdorur në “Goodison”.
Fabio Carvalho është në dyshim pasi u largua në derbi me këmbë të lënduar. Kurtis Jones do të vlerësohet edhe pas mungesës së ndeshjes kundër Evertonit.
Kështu, kjo situatë aspak nuk është e mirë te Liverpool që vazhdojnë të kenë probleme të mëdha në mesfushë. Në fakt, ata tërë verën provuan ta transferojnë Aurelien Tchouameni, i cili në fund vendosi ta realizojë ëndrrën dhe të luajë për Real Madridin.
Kujtojmë, Liverpool të mërkurën do ta zhvillojë sfidën kundër Napolit, me fillim nga ora 21:00 në “Diego Maradona”.

