Liverpool zyrtarizon huazimin e Arthur - NACIONALE

Liverpool zyrtarizon huazimin e Arthur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit brazilian nga Juventus, Arthur Melo.

26-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore gjatë pasditës së sotme, pasi klubet gjeten marrëveshjen për huazim një-vjeçar, ku Liverpool pagoi 4,5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 37,5 milionë euro.

Klopp ishte në alarm serioz sa i përket lëndimeve të mëdha që pësoi reparti i mesfushës dhe u kushtëzua që ta gjente një alternativë të re në tregun e lojtarëve. Drejtuesit e klubit anglez në fund zgjodhën Arthur për ta plotësuar numrin e mesfushorëve në ekip.

Lajme të ngjashme