Vazhdojnë ndeshjet dramatike në Katar: Koreja Jugore me rikthim sensacional ndaj Ganës - NACIONALE

Vazhdojnë ndeshjet dramatike në Katar: Koreja Jugore me rikthim sensacional ndaj Ganës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja Jugore e ka barazuar në 2:2 rezultatin kundër Ganës falë dy golave të shpejtë, në një ndeshje të Kupës së Botës që po zhvillohet momentalisht në Education City Stadium.

Cho Gue-Sung i shënoi dy gola të shpejtë për ta rikthyer Korenë Jugore në lojë nga humnera.

Ai realizoi për 1:2 në minutën e 58-të.

Dhe për 2:2 në minutën e 61-të.

Siç qëndrojnë gjërat, Koreja e Jugut tani ka dy pikë në Grupin H, të cilit i prin Portugalia me tri pikë.

Gana ka një pikë e fundit, aq sa edhe Uruguai i parafundit.

Ndeshja tjetër e xhiros së dytë në këtë grup zhvillohet mes Portugalisë dhe Uruguait, ku gjërat në tabelë do të ndryshojnë sërish.

Lajme të ngjashme