Vavalis: Viktoria Plzen favorit, por synojmë t’iu nxjerrim probleme
Trajneri i Dritës Akis Vavalis e ka pranuar se Viktoria Plzen është favorit, por që nënkampioni i Kosovës do të tentojë t’iu nxjerrë probleme.
Dritën si gjithmonë në kuadër të kualifikimeve s’po i ecë fati në hedhjen e shortit, ku këtë vit do të jetë përballet gjigantit çek.
Në konferencë për media, Vavalis deklaroi se Plzen është një kundërshtar tejet i vështirë që ka eksperiencë të madhe shkaku që gati çdo vit është në fazën e grupeve
“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, një skuadër që ka histori të madhe, që luan thuajse në çdo vit në faza grupore të skenës evropiane”.
“Vitin e kaluar, kjo skuadër pati shumë suksese dhe shumë skuadra të mëdha kanë hasur në vështirësi kur janë përballur me Viktorian. Ne e respektojmë Viktorian shumë dhe ajo është favorite në këtë ndeshje”
Sidoqoftë, tekniku grek e ka pranuar se Drita do t’iu shkaktojë probleme.
“Drita po luan në çdo vjet në skenën evropiane dhe ka shfaqur ndeshje të mëdha. U ka shkaktuar probleme skuadrave kundërshtare. Duke marrë për bazë këtë, presim njësoj që edhe Viktoria Plzenit t’i shkaktojmë probleme”.
“Do të mundohemi të japim më të mirën. Të shfaqim ndeshje të fortë dhe të mundohemi të marrim rezultat të mirë për ndeshjen kthyese”, nënvizoi Vavalis.
Përballja mes Vavalis dhe Dritës do të nis me fillim nga ora 19:00.
