Drita mëson kundërshtarin, do të përballet me gjigantin nga Çekia Viktoria Plzen - NACIONALE

Drita mëson kundërshtarin, do të përballet me gjigantin nga Çekia Viktoria Plzen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Kosovës, Drita, sot ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Intelektualët do të përballen me gjigantin nga Çekia, Viktoria Plzen.

Pasi Prishtina humbi mundësinë të paraqitej në gara evropiane për shkak të moslicensimit, Drita fitoi të drejtën për t’u paraqitur direkt në raundin e dytë të kualifikimeve.

May be an image of football and text that says 'UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE RIVALET E MUNDSHEM F.C. DRITA GJILAN 1947 PLZEN VIKTORIA FUSSBALLKLUR NK MARIBOR 1960 FB BIRKIRKARAF.C HAVERFORDWEST COUNYAC Y SHKENDIJA STRIA WIEN DRITA VS 1899 VS KRENARIA KRENARIAEYET E QYTETIT #FCDRITA'

Gjilanasit patën tre kundërshtarë të mundshëm: Baselin, Austria Wien dhe Plzen, me këta të fundit që do të zhvillojnë dy ndeshjet në kërkim të ëndrrës për t’u kualifikuar për herë të parë në grupe të një gare evropiane.

Viktoria Plzen është një nga skuadrat më të njohura në Çeki. E themeluar 112 vite më parë, deri më tani ka fituar gjashtë herë elitën çeke, një herë kupën dhe dy herë superkupën.

Ata kanë përvojë të madhe edhe në garat evropiane, pasi janë paraqitur në pesë edicioni të Ligës së Kampionëve më parë dhe tetë herë në Ligën e Evropës.

Sezonin që lamë pas, ata përfundimisht zunë vendin e tretë në ligën çeke, me çka fituan mundësinë të luajnë në këtë raund.

Në anën tjetër, Drita asnjëherë nuk ka arritur kualifikimin në një garë evropiane, pavarësisht se ishte shumë afër në dy rastet e fundit.

Ndeshja e parë e kësaj përballje do të zhvillohet më 27 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 3 gusht.

Gjilanasit janë nënkampion të Kosovës në dy vitet e fundit.

Përveç Dritës, dje kundërshtarët kanë mësuar edhe skuadrat e tjera kosovare, ku Ballkani do të përballet me Ludogorets në kualifikimet për Ligë të Kampionëve, ndërsa Gjilani e Dukagjini në Ligën e Konferencës do të kenë punë me Progres Niederkorn dhe Europe FC, respektivisht.

Lajme të ngjashme