Ballkani përballet me kampionin bullgar në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve
Kampioni i Kosovës Ballkani do të përballet me kampionin bullgar PFC Ludogorets Razgrad në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Shorti i hedhur sot në Nyon e vuri kampionin kosovar përballë kampionit të shumëfishtë bullgar.
Kjo është hera e dytë radhazi dhe në përgjithësi që Ballkani merr pjesë në kualifikime për garën më të madhe evropiane.
Kjo përballje me dy ndeshje do të zhvillohet më 11 apo 12 korrik dhe 18 apo 19 korrik.
Fituesi kalon në rrethin e dytë kualifikues.
Asnjë klub kosovar nuk ka arritur ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve deri më sot.
Ballkani, megjithatë, shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë klubi i parë kosovar që siguron pjesëmarrjen në një garë evropiane, kur u kualifikua në Ligën e Konferencës.
Ludogorets, i cili luajti në Ligën e Evropës sezonin e kaluar, e ka fituar titullin e Bullgarisë në 12 sezonet e fundit.
Nëse ia del ta kalojë sfidën e vështirë në rrethin e parë, Ballkani do të luajë në rrethin e dytë kualifikues dhe do ta kishte edhe rrethin e tretë plus një përballje të fundit play-off për ta arritur kualifikimin e mundshëm histroik.
Në rast disfate, klubi nga Suhareka do të luajë direkt në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.