Liga e Konferencës: Gjilani e Dukagjini i mësojnë kundërshtarët e rrethit të parë kualifikues - NACIONALE

Liga e Konferencës: Gjilani e Dukagjini i mësojnë kundërshtarët e rrethit të parë kualifikues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubet kosovare Gjilani dhe Dukagjini i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjilani do të përballet me Progres Niederkorn nga Luksemburgu në rrethin e parë kualifikues, sipas shortit të u hodh sot në Nyon të Zvicrës

Dukagjini, i cili po merr pjesë për herë të parë në kualifikime për një garë evropiane, do përballet me Europa FC nga Gjibraltari.

Përballjet e raundit të parë kualifikues vajtje-ardhje në Ligën e Konferencës do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik.

Ndërkohë, Drita – që përfundoi e dyta në Superligë – do të luajë nga rrethi i dytë kualifikues në garën e kategorisë së tretë evropiane dhe kundërshtarin do ta mësojnë të mërkurën.

Nëse Ballkani – i cili e mësoi sot po ashtu kundërshtarin e vet në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve – nuk ia del ta kalojë Ludogorestin, atëherë Kosova do t’i ketë katër skuadra në kualifikime për Ligën e Konferencës.

Dukagjini po merr pjesë në kualifikime vetëm falë vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos e licencuar Prishtinën për garat evropiane.

Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës dhe gëzoi të drejtën për të luajtur në kualifikime, por nuk u lejua në mungesë të licencës.

Lajme të ngjashme