Vavalis debuton me fitore te Drita, Malisheva me përmbsyje mposht Drenicën - NACIONALE

Vavalis debuton me fitore te Drita, Malisheva me përmbsyje mposht Drenicën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drita ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Ferizajt (3:0), derisa Malisheva ka arkëtuar tre pikë të arta ndaj Drenicës (1:2).

"Intelektualët" e nisën për mrekulli nën urdhrat e trajnerit grek Anis Vavalis, duke fituar me rezultat 3:0 edhe pse gati tërë ndeshjen ishin me një lojtar më shumë në fushë.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, Ferizaj mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi portieri Rexhepi bëri një ndërhyrje të parregullt, ku VAR-i e përjashtoi direkt me të kuq.

Drita gjatë tërë ndeshjes tentoi të kalonte në epërsi, por mbrojtja mysafire ishte në nivel të lartë duke devijuar të gjitha rastet.

Ishte Ardit Tahiri që kaloi në epërsi Dritën duke u gjendur në vendin e duhur dhe lehtësisht shënoi nga afërsia (82').

Ndërsa, pas një gafe të portierit Bajraktari përfitoi Kastriot Selmani i cili në kohën shtesë dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia.

Fitoren e Dritës e vulosi vetë Simonovski pas një asistimi perfekt të Tahirit.

Me këtë triumf, Drita merr kreun e Superligës me 63 pikë, derisa Ferizaj renditet në pozitën e nëntë me 31 sosh.

Në anën tjetër, Malisheva me rikthim ka shënuar fitore 1:2 ndaj Drenicës.

Vendasit e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë me anë të Agim Zekës.

Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë u akordua një penallti nga e cila i pagabueshëm ishte Behar Maliqi.

Ndërsa, rezultatin e përmbysi Bleart Tolaj me një gol të bukur pas një super aksioni (24').

Situata u vështirësua për Drenicën në pjesën e dytë pasi Da Silva u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Malisheva tani zë pozitën e shtatë me 33 pikë, derisa Drenica me shumë gjasë do të bie në Ligën e Parë duke qenë në vendin e fundit me 23 sosh.

Lajme të ngjashme