Varane: Manchester Unitedi ka cilësi për ta fituar Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane, insiston se skuadra e tij ka cilësinë e duhur për t’i shkuar deri në fund garën më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve. Krejt kjo është thënë prej tij pas një fillimi tejet të dobët të djajve të kuq në Premierligë.
Unitedi do të mirëpresë Galatasarayn në Old Trafford të martën mbrëma dhe vetëm një fitore do të ishte e mirëseardhur për skuadrën e Erik ten Hag pas humbjes së tyre në ndeshjen hapëse ndaj Bayern Munich në Grupin A. Djajtë e Kuq shkojnë në garën evropiane pas humbjes së trishtuar 1:0 në shtëpi ndaj Crystal Palace, gjë që i lë ata të ngelen në vendin e 10-të në tabelën e Premierligës pas shtatë ndeshjesh. Varane e pranon se Unitedi duhet të përmirësohet shpejt, por nuk sheh asnjë arsye pse ata nuk mund të vazhdojnë dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve duke pasur parasysh "cilësinë" në skuadër.

Kur u pyet nëse United është në gjendje të imitojë ish-klubin e tij Real Madrid në garën elitare të Evropës, Varane në një konferencë për shtyp tha: "Po, mendoj se po, mendoj se cilësia është në skuadër. Gara është e vështirë, duhet të kujdesemi për çdo detaj, por ne kemi një ekip cilësor me mentalitet të mirë, duhet të bëjmë disa përmirësime, nuk ishte fillimi i sezonit që prisnim, por unë ende besoj se kemi cilësi për të konkurruar me skuadrat më të mira në botë."

Fituesi i Kupës së Botës shtoi: "Unë mendoj se gara ka të bëjë me detajet dhe duhet të jesh efikas për të fituar këtë garë. Në momentet e fundit na duhet më shumë efikasitet, është një numër i vogël i rasteve që pësojmë gola dhe duhet të krijojmë më shumë për të shënuar. Ky është realitet i nivelit të lartë, ju duhet të jeni efikas për të fituar trofe. Ne kemi cilësinë në skuadër për të fituar garat. Ne duhet të ecim përpara dhe të përmirësohemi."
Humbja e Unitedit kundër Palaces konfirmoi fillimin e tyre më të keq në një sezon në elitën angleze që nga viti 1989, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e tyre të para. Kauza e Ten Hag nuk është ndihmuar, pasi ka pasur një krizë dëmtimi në mbrojtje, me Lisandro Martinez, Luke Shaw, Aaron Wan-Bissaka dhe Sergio Reguilon të gjithë aktualisht jashtë fushës.

Pas përplasjes së tyre me Galatasaray, United do të shikojë përpara për një tjetër ndeshje që duhet të fitojnë në Premierligë, me Brentford që do të mbërrijë në Old Trafford të shtunën.
