“VAR-i s’ishte konsistent”, Martinez insiston se Portugalisë iu mohua penalltia te faulli i Ronaldos
Përzgjedhësi i Portugalisë Roberto Martinez beson se kombëtarja e tij meritonte penalltinë te faulli ndaj Cristiano Ronaldos, në sfidën ndaj Gjeorgjisë në “Euro 2024”.
Portugalia pësoi humbje befasuese ndaj Gjeorgjisë, me këtë të fundit që bëri historinë duke avancuar në fazën e eliminimit direkt.
Një rast interesant ndodhi në fushë, ku Ronaldo u faullua brenda zonës megjithatë gjyqtari vendosi t’i jep karton të verdhë për simulim, duke refuzuar edhe ta shikojë VAR-in.
Duke folur për mediat pas ndeshjes, Martinez deklaroi se VAR-i nuk ishte konsistent dhe që Portugalisë iu mohua një penallti.
“Nuk ishim më fat e pastaj VAR-i s’ishte konsistent sepse ishte ajo situata me Cristianon. Po flasim për atë që mund të bëj VAR-i. Mund ta kthesh dhe ta japësh penalltinë. Situata në minutën e 27-të ishte më shumë se e qartë, ishte më penallti se ajo që u ndal”.
Martinez ndër të tjera shtoi se goli i hershëm që pranuan nga Khvicha Kvaratskhelia e lejoi Gjeorgjinë të mbrohej dhe ta ruante rezultatin.
“Të pranosh gol të hershëm të jep energji, fuqi dhe besim... goli ishte faktor. Tentuam të kontrollojmë ndeshjen, por kur kundërshtari ka avantazhin atëherë është ndryshe. Kishin besimin dhe fuqinë. E nisëm dhe ishte thjesht një lojë tjetër, ishte një lojë që nuk na nevojitej fitorja”.