Van Dijk thyen heshtjen, flet për të ardhmen pas spekulimeve për kalimin te Bayerni - NACIONALE

Van Dijk thyen heshtjen, flet për të ardhmen pas spekulimeve për kalimin te Bayerni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Virgil van Dijk thotë se është shumë i lumtur te Liverpooli dhe planifikon të jetë pjesë e “tranzicionit të madh” kur Jurgen Klopp të largohet në fundin e sezonit.

32-vjeçari vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të kësaj gjenerate, ndërsa mori shiritin e kapitenit pas largimit të Jordan Henderson, por ka qenë i lidhur me largimin dhe kalimin te Bayern Munichu.

Megjithatë, holandezi që ka edhe një vit të mbetur në kontratë duket se është i gatshëm për të qëndruar te Liverpooli, nën urdhrat e Arne Slot.

Nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi nuk ka lajme. Mendoj se klubi është shumë i zënë se kush do të jetë trajneri i ri dhe cili është fokusi kryesor”.

Jam shumë i lumtur këtu, e dua klubin dhe besoj që mund ta shihni. Është pjesë e madhe e jetës time tashmë”.

Fokusi tani është në dy ndeshjet e fundit dhe pastaj klubi do të fokusohet në trajnerin e ri dhe do të jem këtu për tranzicionet e mëdha që do të bëhen”, deklaroi ai për “Athletic”.

“Sports Zone” kishte raportuar javën e kaluar se gjiganti gjerman ka kontaktuar përfaqësuesit e holandezit duke tentuar ta bindin për një transferim në verë, por mesa duket përgjigja e lojtarit është negative.

Përndryshe, ka dyshime edhe mbi të ardhmen e disa yjeve tjerë, si Mohamed Salah e Trent Alexander-Arnold.

Lajme të ngjashme