Valverde: Më dhimbset sepse s’u regjistrua si gol i imi - NACIONALE

Valverde: Më dhimbset sepse s’u regjistrua si gol i imi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Federico Valverde ka deklaruar se i vjen keq që s’iu regjistrua si gol ai eurogol nga distanca, por është i lumtur me pikët e plota.

Uruguaiani kishte rolin vendimtar në fitoren e “Los Blancos” pasi goditjen e tij nga distanca Meret e dërgoi brenda rrjetës, gol ky që i dha Realit pikët e plota në “Diego Maradona”.

Pas ndeshjes për “Movistar”, Valverde tregoi se edhe një kundërshtari e ngacmoi duke i thënë se nuk ishte gol i tij.

Më dhimbset pak sepse e shikova tabelën lartë dhe nuk thoshte Valverde. Një kundërshtar më tha se s’ishte i imi... por gjëja më e rëndësishme se i morëm pikët e plota”.

Ndeshje shumë e mirë, mot spektakular dhe gjëja më e rëndësishme është që fituam. Dominuan në pjesën e parë, fatkeqësisht në minutat e parë vuajtëm dhe pas penalltisë ishim mbrapa. Është normale, por duhet të luajmë më mirë në minutat e parë”.

Real Madrid tani është lider i vetëm në grup me gjashtë pikë.

Lajme të ngjashme