Vaki kosovare: Pastruesit e largojnë ujin që bie nga shiu në palestër derisa po zhvillohet loja e futsallit - NACIONALE

Vaki kosovare: Pastruesit e largojnë ujin që bie nga shiu në palestër derisa po zhvillohet loja e futsallit

1 muaj më parë

nga Edonis Bytyqi

Një tjetër vaki interesante ka ndodhur në Kosovë, veçse këtë herë në futsall, ku pastruesit kanë pastruar ujin që është rënë nga shiu i madh në palestër, derisa futbollistët po zhvillonin një ndeshje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për derbin Prishtina 01 – Liqeni, që është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Shkaku i shiut të madh, palestra ka nisur të pikonte dhe pastruesit nuk kanë vonuar shumë duke tentuar ta largonin shiun në kohën reale që po zhvillohej takimi.

Në videon që ka siguruar Gazeta Nacionale, shihet si një nga pastruesit e pastronte ujin që kishte rënë te porta, kur skuadrat po ‘luftonin’ për ta fituar topin në mesfushë.

Për më shumë shikoni videot, ku pastruesi për disa momente e luan rolin e "portierit":

Lajme të ngjashme