Usyk: Fury s’ma tremb syrin aspak, ai është më i madh se unë por jo më i fortë - NACIONALE

Usyk: Fury s’ma tremb syrin aspak, ai është më i madh se unë por jo më i fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Oleksandr Usyk ka këmbëngulur se lufta për kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë mes tij dhe britanikut Tyson Fury duhet të ndodhë patjetër.

Boksieri ukrainas pretendon se nuk i frikësohet trupmadhit Fury, për të cilin mendon se nuk është patjetër më i fortë se ai.

“Unë kam nevojë për këtë luftë dhe kaq. Mendoj se edhe ai ka nevojë për këtë, po ashtu. Kjo luftë është shumë e rëndësishme për ne të dy”, tha Usyk për Overlap.

Pas dy fitoreve radhazi kundër Anthony Joshuas, Usyk i mban titujt e botës në kategorinë e rëndë në WBO, WBA dhe IBF, derisa Fury është kampion bote në WBC.

Bisedimet për caktimin e një lufte për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë mes tyre janë duke ndodhur, transmeton Nacionale.

Të gjithë katër brezat nuk janë mbajtur nga një person i vetëm”, tha Usyk, duke nënvizuar se janë bërë dy dekada që prej se kategoria e rëndë kishte një kampion të padiskutueshëm.

Pra, të dy kemi nevojë për këtë luftë”, këmbënguli ai.

Ai pret që Fury të jetë sfidë edhe më e madhe se Joshua.

“Po, natyrisht, ai ka stil ndryshe. Fury është më i guximshëm”.

Por Usykut s’i trembet syri. Në të kaluarën kampion i padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë, fitues i medaljes së artë olimpike në Londër 2012, Usyk beson se mund ta përsërisë këtë arritje edhe në kategorinë e rëndë, qoftë edhe kundër Furyt.

Unë nuk i frikësohem Tyson Furyt. Kjo do të jetë si çdo luftë tjetër. Ai është vetëm një burrë i madh që nuk ka humbur kurrë më parë kundër një burri i cili mban brezin në WBC”.

Usyk shtoi: “Nëse një njeri është më i madh se unë, nuk do të thotë patjetër që është më i fortë se unë. Nëse ka duar më të gjata, nuk do të thotë se ka përparësi.”

“Unë bëj boks që prej moshës 15 vjeçe. Njerëzit më thoshin vazhdimisht që nuk duhej të merresha me boks. Ata më thoshin se nuk do të bëhesha kampion olimpik apo kampion botëror dhe se nuk duhej të kaloja në kategorinë e rëndë”.

“Por këto ishin mendimet e njerëzve të cilët nuk ia kanë dalë vetë. Personalisht, unë vazhdoj të lutem dhe të lëviz përpara. Nuk brengosem nëse do ta arrij destinacionin. Është sikur samuraj. Ai nuk ka qëllim, ai e ka rrugën e vet. Edhe unë e kam rrugën time”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme