US Open nis me befasi të mëdha: Numri 4 i botës Tsitsipas eliminohet në rrethin e parë
Numri katër i botës në tenis, greku Stefanos Tsitsipas, ka pësuar disfatë tronditëse nga Daniel Galan në rrethin e parë të grand slamit US Open, ndërsa kampioni në fuqi Daniil Medvedev e nisi mbrojtjen e titullit me fitore të lehtë.
Tsitsipas ishte një prej pesë tenistëve të cilët kanë mundur ta përfundonin grand slamin e fundit të këtij viti si numër një në botë.
Por 24-vjeçari nga Greqia nuk ishte në gjendje ta fitonte asnjërin prej 11 gameve të para dhe u mposht në katër sete nga numri 94 i botës Galan, të cilit iu deshën nëntë mundësi për ta mbyllur meçin.
Upset alert 🚨
— ATP Tour (@atptour) August 30, 2022
🇪🇨Daniel Galan takes out Stefanos Tsitsipas 6-0, 6-1, 3-6, 7-5 to advance to the next round!@usopen | #USOpen pic.twitter.com/0xBQcCKdP0
Ndërkohë, tenisti numër një në botë, rusi Medvedev e mposhti amerikanin Stefan Kozlov në tre sete, 6-2, 6-4 dhe 6-0.
Medvedev, 26 vjeç, e fitoi titullin e parë grand slam në karrierë vitin e kaluar në Nju Jork duke e mundur Novak Djokovicin, i cili nuk u lejua të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara sepse nuk është i vaksinuar kundër Covi-19.
Në rrethin e dytë, Medvedev do të përballet me francezin Arthur Rinderknech.
Medvedev is here! 💪
— We Are Tennis (@WeAreTennis) August 29, 2022
Defending champion easily rolls Stefan Kozlov 6-2 6-4 6-0 to celebrate his return in Grand Slam in NYC pic.twitter.com/yywwHLqHek
Kolumbiani Galan, ndërkohë, do të përballet me australianin Jordan Thompson në ndeshjen e radhës, pasi e siguroi fitoren më të madhe në karrierë në debutimin e tij në Nju Jork.
Edhe pse Tsitsipas e fitoi setin e tretë për t’i mbajtur gjallë shpresat, Galan ishte në gjendje të rikthej në lojë edhe pse e kishte humbur shërbimin në setin e katërt dhe t’i fitojë katër prej pesë gameve të fundit për ta arritur këtë fitore të paharrueshme 6-0, 6-1, 3-6 dhe 7-5.
Tani vetëm Rafael Nadal, i cili po e kërkon titullin e 23-të grand slam, Carlos Alcaraz dhe Saper Ruud ia rrezikojnë Medvedevit pozitën numër një në renditjen botërore.
Ndërkohë, fitore shënoi edhe australiani Nick Kyrgios.
