Uruguai niset drejt Botërorit me veteranët Luis Suarezin dhe Edinson Cavanin
Sulmuesit veteranë Luis Suarez dhe Edinson Cavani do të luajnë në Kupën e Botës për herë të katërt radhazi, pasi u thirrën nga Uruguai për ta përfaqësuar vendin ne Botërorin e Katarit.
Ish-sulmuesi i Liverpollit, Suarez është 35-vjeçar dhe luan për klubin uruguaian Nacional.
Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Manchester United, Cavani është 36-vjeçar dhe luan për Valencian këtë sezon, por momentalisht është duke u shënuar nga një lëndim në nyje.

Pjesë e skuadrës prej 26 futbollistëve të Uruguait është edhe mbrojtësi veteran 36-vjeçari Diego Godin.
Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, mesfushori i Tottenhamit Rodrigo Bentancur dhe Facundo Pellistri i Manchester Unitedit janë ftuar po ashtu.
Uruguai e ka fituar Kupën e Botës dy herë deri tani, më 1930 dhe 1950. Në Botërorin e fundit Rusia 2018, Uruguai shkoi deri në çerekfinale, ku u mposht 2:0 nga kampioni eventual Franca.
Mbrojtësi i rëndësishëm i Barcelonës, Ronald Araujo, është thirrur pavarësisht se u operua në shtator.
Uruguai është në Grupin H bashkë me Korenë Jugore, Portugalinë dhe Ganën.

Skuadra e Uruguait
Portierë: Fernando Muslera (Galatasaray), Sergio Rochet (Nacional), Sebastian Sosa (Independiente)
Mbrojtës: Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid), Sebastian Coates (Sporting CP), Diego Godin (Velez Sarsfield), Martin Caceres (LA Galaxy), Ronald Araujo (Barcelona), Guillermo Varela (Flamengo), Jose Luis Rodriguez (Nacional), Mathias Olivera (Napoli), Matias Vina (Roma)
Mesfushorë: Lucas Torreira (Galatasaray), Manuel Ugarte (Sporting CP), Matias Vecino (Lazio), Rodrigo Bentancur (Tottenham Hotspur), Federico Valverde (Real Madrid), Facundo Pellistri (Manchester United), Nicolas De La Cruz (River Plate)
Sulmues: Agustin Canobbio (Athletico Paranaense), Facundo Torres (Orlando City), Giorgian De Arrascaeta (Flamengo), Maxi Gomez (Trabzonspor), Luis Suarez (Nacional), Edinson Cavani (Valencia), Darwin Nunez (Liverpool)