Upamecano: Franca tregoi mosmirënjohje ndaj Kylian Mbappes - NACIONALE

Upamecano: Franca tregoi mosmirënjohje ndaj Kylian Mbappes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Dayot Upamecano beson se tifozët treguan mosmirënjohje ndaj Kylian Mbappes, duke e kritikuar për mungesën te kombëtarja e Francës.

Mbappe po konsideron të largohet nga Franca pasi s’u ftua për ndeshjet e nëntorit, së paku për sa kohë që në krye është Didier Deschamps.

Në konferencë për shtyp, Upamecano e ka mbrojtur bashkëkombësin duke i uruar një rikthim sa më të shpejtë te “Gjelat”.

“A jam i shqetësuar [për Mbappe]? Jo. Ju nuk mund të harroni atë që ka bërë për kombëtaren e Francës. Na mungon pak mirënjohja ndaj tij” .

"Shpresoj ta shoh përsëri shpejt. Ju nuk mund të harroni se është kapiteni ynë”.

I pyetur nëse mungesa e Mbappe mund të jetë për shkak të lodhjes fizike apo mendore, Upamecano shprehu mirëkuptim për situatën e shokut të skuadrës.

“Ka shumë ndeshje dhe këtë e përmenda në fillim të sezonit. Ne jemi njerëz dhe mirëqenia mendore është një faktor i madh për ne.

“Nuk do të hyj në detaje, por siç thashë, është kapiteni ynë dhe shpresoj se do të kthehet me ne së shpejti. Është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi ai.

Francën e presin dy sfida jo të lehta këtë muaj ndaj Izraelit respektivisht Italisë.

Lajme të ngjashme