Ujkani: Kemi respekt për kundërshtarët, por për ne çdo ndeshje është finale - NACIONALE

Ujkani: Kemi respekt për kundërshtarët, por për ne çdo ndeshje është finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në një intervistë për FFK-në pas stërvitjes së parë në grumbullim ka thënë se si grup besojnë në grup. Tutje ai ka shtuar se kanë respekt për kundërshtarët por se çdo ndeshje e shohin si finale.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024, fillimisht të shtunën ndaj Izraelit e pastaj të martën ndaj Andorrës.

Pavarësisht se gjenden në një grup të rrezikshëm sipas Ujkanit, qëllimi kryesor është kualifikimi për herë të parë në Evropian, prandaj do ta shohin çdo ndeshje si finale.

“Kemi filluar të përgatitemi për dy ndeshjet e para. Është shumë e rëndësishme të fillojmë mirë, sepse qëllimi ynë është të besojmë te kualifikimi edhe pse e dimë se është shumë e vështirë, pasi grupi është shumë i rrezikshëm. Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por çdo lojë për neve është finale dhe sigurisht se në ndeshjet në shtëpi me tifozët tanë do të jemi edhe më të fortë.”

Ai beson se me përkushtim të madh e gjithashtu të jenë në 100 % të formës, kualifikimi është shumë i mundur, teksa thotë se të gjitha kombëtaret në grup janë kandidat për t’u kualifikuar.

“Besoj se mund të arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar. Sikur Izraeli edhe Rumania, por edhe të gjitha ekipet tjera janë kandidatë për t’u kualifikuar dhe për këtë arsye them se është grup shumë i rrezikshëm. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin dhe grupi duhet të jetë në 100 përqindshin e tij në mënyrë që të kemi gjasa për kualifikim. Me forcat tona, bashkë me tifozët tanë të cilët do të na shtyjnë përpara mendoj se ka ardhur koha që duhet të besojmë në kualifikim”.

Kosova gjendet në grupin I së bashku me: Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.

Lajme të ngjashme