UEFA s’e përzgjedh Edon Zhegrovën në formacionin më të mirë të javës për Ligën e Kampionëve
Shtëpia e futbollit UEFA s’e ka përzgjedhur yllin e Kosovës Edon Zhegrova në formacionin më të mirë të javës, pavarësisht golit të bukur ndaj Atletico Madridit.
Zhegrova zhvilloi një tjetër paraqitje solide për Lillen, e cila pas Realit befasoi edhe Atleticon duke e mposhtur me rezultat 1:3 midis “Wanda Metripolitano”.
Zhegrova e shënoi golin e barazimit duke realizuar nga distanca, për ta lënë të shtangur portierin slloven Jan Oblak. Sidoqoftë, fatkeqësisht ai nuk ka zërë vend në formacionin më të mirë të javës.
Në pozitën ku luan Zhegrova, UEFA e ka vendosur Raphinhan, i cili realizoi het-trik kundër Bayern Munichut.
Formacioni më i mirë i javës: Perin; Ristovski, Stones, Hien, Gutierrez; Minamino, Barella, Reijnders; Raphinha, Duran, Vinicius.
